Lajme

E FUNDIT: Me 65 vota për, miratohet buxheti 2.7 miliardësh për vitin 2022

12/17/2021 20:42
nga:M K

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.

Amandamentet që u iniciuan nga opizita, nuk u miratuan, gjë që shkaktoi përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Fadil Ismajli: Këta janë tre faktorët që ndikuan në krizën energjetike globale