Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, me 65 vota pro, ndërsa u kundërshtua nga opozita. Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.
Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente.
Amandamentet që u iniciuan nga opizita, nuk u miratuan, gjë që shkaktoi përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.
Fadil Ismajli: Këta janë tre faktorët që ndikuan në krizën energjetike globale