Sporti

E fundit: Manchester United dërgon ofertë zyrtare në drejtim të Ronaldos

08/27/2021 16:35
nga:E K

Cristiano Ronaldo është shumë afër kalimit te ish skuadra e tij, Manchester United.

Ylli portugez ishte pranë kalimit te rivalët lokalë të United, Manchester City, por me hyrjen në garë të “Djajve të Kuq” gjithçka ndryshoj dhe tani, City janë larguar nga gara për të, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano raporton se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes sapo ka pranuar një ofertë zyrtare nga United për lojtarin e tij.

Marrëveshja është shumë afër të ndodhë pasi edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’iu ribashkuar Manchester Unitedit.

/GazetaBlic Sport/