Le Parisien raporton se Lionel Messi ka munguar në stërvitjen e mëngjesit të kësaj të hëne me Paris Saint-Germain.
E përditshmja bën të ditur se argjentinasi tashmë nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Benficas, takim që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai nuk luajti fare as në ndeshjen e Ligue 1 në Reims (0-0) të shtunën.



