Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli ka deklaruar se respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si institucionin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës.
Ai për GazetaBlic theksoi se vendimet e kësaj gjykate janë të pakontestueshme dhe obligative për t’u zbatuar.
“Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Republikës së Kosovës, është gjykatë që vetë e kemi themeluar. Është akti më i lartë juridik i shtetit dhe e kemi obligim që vendimet e saj t’i respektojmë”, tha ai.
“Për mua personalisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pakontestueshëm dhe unë në plotëni e respektojë atë vendim që është i qartë”.
Kinolli bëri të ditur se do të votojë pro kandidatëve të Listës Serbe për postin e nënkryetarit, duke theksuar se komuniteti rom gjithmonë ka vepruar në mënyrë praktike dhe në interes të shtetit, shoqërisë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Komuniteti rom, gjithmonë ka qenë praktik dhe gjithmonë jemi mundu që për shtetin tonë ta japim më të mirën, që është në dobi të shoqërisë dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Kinolli për GazetaBlic.
Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte antikushtetuese


