Sporti

E fundit: Barcelona me një mungesë të madhe sonte në Ligën e Kampionëve

11/02/2021 18:43
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës sonte luan ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Dynamo e mirëpret Barçën nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave spanjolle, Sergino Dest nuk do të jetë në dispozicion të Barçës sonte.

Dest ka probleme me një lëndim që ka pësuar në stërvitjet e fundit me klubin.

/GazetaBlic Sport/