Sporti

E fundit: Antonio Conte së shpejti në Londër, pritet të marrë drejtimin e Spurs

11/01/2021 11:35
nga:E K

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Tottenham pas vetëm katër muajsh në detyrë.

Humbja dëshpëruese e Tottenhamit ndaj Manchester United të shtunën rezultoi një goditje fatale për shpresat e Nunos për të qëndruar në krye, përcjell GazetaBlic Sport.

Spurs menjëherë janë futur në aksion për ta zëvendësuar Nunon.

Fabrizio Romano raporton se Conte së shpejti pritet të zbres në Londër pasi ai sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri i ri i Tottenham.

/GazetaBlic Sport/