Lajme

E FUNDIT: Aksident në Komoran, tre persona të lënduar

06/09/2021 08:49
nga:M K

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mes dy veturave para pak çastesh në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Për pasojë tre persona janë lënduar. GazetaBlic ka siguruar pamje nga momenti kritik, ndërsa dëmet materiale janë evidente.

Ky aksident ka shkaktuar gjithashtu edhe kolona të gjata në aksin rrugor në fjalë. Policia tashmë ka dalë në vendngjarje, ndërsa pritet që hetuesia t’i analizojë shkaqet.

Ne do t’iu raportojmë për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksident dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/