Showtime

E ftuar në ditëlindjen e Bores, Xhensila zbulon një detaj që askush nuk e dinte

01/15/2022 20:53
nga:G C

Bora Zemani festoi të enjten ditëlindjen për të dytën herë.

Ajo mblodhi familjarë, miqë e kolegë për të festuar bashkë ditëlindjen e 30-të.

Diçka të cilën e theksoi moderatorja shqiptare pas gjithë historisë së trekëndëshit Donald-Beatrix-Bora është se ndihet shumë e përmbushur dhe e rrethuar me njerëz që i falin dashuri.

Mes shumë artistëve të ftuar ishte edhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj e cila foli shumë fjalë të mira për Borën duke treguar se përherë ka qenë unike.

Ajo zbuloi për herë të parë për Prive se dy bukuroshet shqiptare njihen që 15 vite dhe kanë qenë shoqe klase, ani pse rrugët e tyre u ndanë por shoqëria vazhdoi.

Ndër të tjera ajo bëri publike dhuratën që i bëri Borës duke treguar se i ka blerë një qafore me fjollë bore.