Lajme

E frikshme: Në Prishtinë, burri e vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik (VIDEO)

08/08/2022 19:57
nga:Gazeta Blic

Të hënën gjatë ditës, një person është parë duke e ngarë një trotinet elektrik rrugëve të Prishtinës, në të cilin shihet se e ka ulur edhe një fëmijë, kështu duke ia rrezikuar atij jetën.

Një qytetar e ka xhiruar ngjarjen nga vetura dhe e ka postuar në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

Trotinetet elektrikë janë bërë një dukuri e zakonshme së fundmi në Kosovë, veçanërisht në Prishtinë.

Për shumë banorë, ngasësit e trotineteve përbëjnë shqetësim për shkak se nuk ka shteg të destinuar për ta.

Për ta parë videon klikoni KËTU.