Lajme

E ‘fluturoi’ këmbësorin disa metra, ky është dënimi ‘qesharak’ qe mori drejtuesit i veturës

01/17/2024 19:34
nga:G B

Vozitësi i veturës që e kishte goditur të riun Samir Kervan, do t’i paguajë vetëm 1600 euro për këtë vepër të kryer. Familjarët e të riut janë shprehur të indinjuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Kjo gjykatë e ka ndryshuar të martën vendimin, me të cilin e kishte dënuar me gjashtë muaj burg efektiv.

Këtë vendim, Gjykata e ka marrë pas kërkesës së avokatit mbrojtës të vozitësit të automjetit, i cili e përplasi Kervanin, në fund të vitit që shkoi.

Por, ndryshimi këtij vendimi i ka habitur familjarët e viktimës, Samir Kervan, raporton gazeta.

Vëllai itij, Suleyman Kervan,ka thënë për Kanal 10 se dënimi i vozitësit vetëm me gjobë është i padrejtë, pasi gjendja e vëllait ka qenë e rëndë pas aksidentit.

Ai ka thënë se vëllai i tij vazhdon të ketë ende probleme shëndetësore.