Sporti

E fitoi “Topin e Artë”, Leo Messi mungesa e madhe e PSG’së për ndeshjen e ardhshme

11/30/2021 14:26
nga:Mergim Rreci

I votuar si lojtari më i mirë në botë të hënën, Lionel Messi u bë një dhimbje koke për Pochettino të martën.

PSG njoftoi se ylli argjentinas nuk u stërvit për shkak të një lëndimi të vogël që ka, përcjell GazetaBlic Sport.

Kështu, është e dyshimtë nëse lojtari do të jetë në dispozicion për takimin me Nice, në Ligue 1, të planifikuar për këtë të mërkurë.

Po ashtu Leandro Paredes, Neymar, Wijanldum dhe Herrera nuk morën pjesë në seancën e punës.

Mesfushori argjentinas ka të njëjtat simptoma si Messi, ndërsa treshja po përballet me probleme fizike.

/GazetaBlic Sport/