Sporti

E fitoi penalltinë dhe kërkoi ta ekzekutonte atë, Sancho zhgënjehet nga bashkëlojtari i tij

01/20/2024 19:23
nga:Mergim Rreci

Jadon Sancho ishte titullar për herë të parë që nga kthimi në Borussia Dortmund, pas huazimit të tij nga Manchester United , dhe ndihmoi ekipin e tij të mposhtte Kolnin 4-0.

Sulmuesi nuk shënoi e as nuk asistoi në këtë ndeshje, por fitoi një penallti në pjesën e dytë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, për zhgënjim të tij, sulmuesi Niclas Fullkrug nuk e la agnlezin të ekzekutonte penalltinë.

Sancho nuk e priti aspak mirë këtë gjë, duke qenë shumë i zhgënjyer me reagimin e sulmuesit gjerman.