Sporti

E fitoi Kupën e Mbretit, Valverdes do t’i rinovohet kontrata

04/08/2024 08:57
nga:Lorik J

Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, bëri emër në historinë e klubit pasi fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë.

Athletic Bilbao mundi Mallorca në finale pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesë, dhe 4-2 në penallti.

Valverde ende nuk ka kontratë me klubin për sezonin e ardhshëm dhe kontrata e tij aktuale skadon në verë. Specialisti ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës dhe së shpejti pritet të japë një përgjigje, shkruan Relevo.

Valverde pritet të pranojë dhe të qëndrojë me baskët.

/GazetaBlic Sport