Sporti

E fitoi çmimin e më të mirit në Kosovë, Napoli i kushton një shkrim të veçantë Amir Rrahmanit

12/28/2021 11:04
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Napolit i ka kushtuar një shkrim futbollistit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Ai ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë në Kosovë dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e klubit italian, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani është te Napoli që nga vera e vitit 2020 dhe ka shënuar 3 gola me fanellën e kësaj skuadre si dhe e ka fituar rolin e titullarit, duke qenë fantastik me paraqitjet e tij në këtë edicion.