Sporti

“E dua Milanin”, Galtier: Më duket se ata zgjodhën Lopetegui apo jo?!

05/04/2024 14:48
nga:E K

Trajneri i sezonit të ardhshëm te Milan vijon të mbetet një mister. Klubi do të ndajë rrugët me Stefano Piolin dhe alternativat për në stolin kuqezi kanë qenë të shumta. Dy nga më të përfolurit ishin Julen Lopetegui dhe Christophe Galtier. Francezi në një intervistë të fundit për “L’Equipe”, theksoi se ideja për të drejtuar një klub si Milani e entuziasmon, por shtoi se italianët tashmë mund të kenë mbyllur marrëveshjen me Lopetegui.

“Ideja për të marrë drejtimin e Milan më entuziazmon, do të ishte diçka e bukur. Më duhet të theksoj se nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Milan, por nga larg më duket sikur ata kanë zgjedhur Lopetegui”, u shpreh Galtier që aktualisht është në drejtimin e klubit nga Katari, Al-Duhail.

Në fakt, sa i takon zgjedhjes së Lopetegui te Milan ishin shumë pranë firmës me spanjollin, por peticioni i tifozëve kundër ish-trajnerit të Real Madrid ka bërë që palët të distancohen në kohët e fundit.