Sporti

“E dua Leaon”, Pioli: Artist dhe gjeni, ka edhe një cilësi super

01/26/2024 21:54
nga:E K

Milani pret Bolognan në “San Siro” të shtunën në mbrëmje (20:45). Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e pestë radhazi në kampionat, me synimin për t’u afruar më shumë me kreun.

Stefano Pioli vlerësoi ekipin kundërshtar, teksa u ndal edhe te Rafael Leao, “ylli” i skuadrës, i cili këtë sezon numëron 3 gola dhe 6 asiste në kampionatin italian.

“Ndeshje e vështirë, Bologna luan një futboll të shkëlqyer. Jemi përgatitur për të zhvilluar një performancë të denjë për cilësitë që kemi. Nëse kemi shënuar më shumë se vitin e kaluar dhe jemi sulmi i dytë më i mirë në Serie A, Rafael Leao ka merita të mëdha.

Ai është një pikë referimi për ne dhe për mbrojtjet kundërshtare. Rafa po na ofron shumë zgjidhje, por dhuron pasime fantastike për shokët e skuadrës. Po flasim për një nga lojtarët me më shumë asiste në Serie A.

E dua Rafën kështu siç është. Është artist dhe gjeni, por edhe të dëgjon kur i flet. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Nuk është se ai mund të driblojë çdo herë nga tre kundërshtarë dhe të shënojë gol. Pas stërvitjeve më ka kërkuar të qëndrojë më shumë për të provuar goditjet në portë. Po angazhohet në maksimum”, theksoi Pioli.