Futbollistët e Chelsea fituan trofeun e Conference League pasi mposhtën Betisin me rezultatin 4-1 në finalen e luajtur në Wroclaw.
Ndeshja u drejtua nga gjyqtari Irfan Peljto, një gjyqtar boshnjak. Asistentët e tij ishin bashkëkombës Senad Ibrisimbegovic dhe Davor Beljo, transmeton GazetaBlic Sport.
Mediat nga Bosnja dhe Hercegovina deklarojnë se 40-vjeçari Peljto fitoi rreth 10,000 euro për ndeshjen e djeshme, ndërsa asistentët e tij morën rreth 3,000 euro.
“Po e jetoj ëndrrën time. Ky është një nder i madh, jo vetëm për karrierën time, por edhe për faktin se si përfaqësues i një vendi të vogël si i imi mund të ngjitem në skenën evropiane. Është një moment jashtëzakonisht emocionues për mua”, tha Peljto para ndeshjes në një intervistë me faqen zyrtare të UEFA-s, duke shtuar:
“Ky nuk është vetëm momenti im. Ky është edhe një moment për Senad Ibrisimbegovic dhe Davor Belja. Unë jam motori, por ata janë krahët e mi. Ne të gjithë po punojmë së bashku për të pasur sukses. Shpresoj që me këtë t’u kemi treguar gjyqtarëve të rinj nga BiH se është e mundur të kesh sukses dhe se ua kemi hapur rrugën atyre.”
/GazetaBlic Sport/


