Sporti

E diela e ‘zezë’ e Szczesny: Aksident me makinë pas ndeshjes me Udinesen

08/24/2021 16:42
nga:Lorik J

Një ditë për t’u harruar plotësisht për portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny, i cili pas gabimeve në fushë në barazimin ndaj Udineses në debutimin e sezonit në ligë, nuk gjeti paqe as duke u kthyer në shtëpi pasi ishte pjesë e një aksidenti rrugor.

E diela e portierit të Juventusit – raporton Corriere dello Sport – në fakt u mbyll në mënyrën më të keqe: në kthimin e tij nga Udine, portieri polak u përfshi në një aksident me makinë, për shkak të një përparësie që nuk respektohej nga një shofer.

Megjithatë, aksident ishte fatmirësisht pa pasoja të rënda.