Lajme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

08/25/2024 16:03
nga:N K

Mbrëmë, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, afër ‘Central Parkut’, ndodhi një aksident tragjik ku humbi jetën këmbësorja 18-vjeçare, Elira Mehmeti.

Familjarët e Elirës kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt.

“Njoftojmë se pas një aksidenti me fatalitet më datën 24.08.2024, në ora 20:10, humbi jetën vajza jonë Elira Ejup Mehmeti. Lutemi Allahut të shpërblejë me Xhenet. Varrimi do të bëhet sot, më 25.08.2024, në ora 17:00 në Prelloc, Skenderaj,” thuhet në njoftimin e familjes.

Shoferja që shkaktoi aksidentin është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.