Lajme

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

11/04/2025 11:34
nga:Y I

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes familjarëve në rrjete sociale.

“Data dhe ora e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura në ditët në vijim”, kanë shkruar familjarët e të ndjerit.