Lajme

E dhimbshme: Nxënësi nga Skenderaj përshëndet mësuesen e shokët e klasës, shkon në mërgim

12/22/2022 14:18
nga:Y I

Thuajse çdo ditë, mësuesit përcjellin nxënësit e një karrige në klasë mbetet bosh.

Kosova po zbrazet, kosovarët po ikin nga vendi.

Me një moment të tillë u ballafaquan nxënësit e shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj.

Sic shihet në këtë video, kujdestarja e klasës sëbashku më nxënësit e përshëndesin Auronin, duke i uruar atij të mira në vendin ku po shkon, Gjermani.