Lajme

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në Malishevë bashkë me dy fëmijët e tij

04/16/2026 17:55
nga:Genita C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se rrethanat e ngjarjes po hetohen.

Babai që humbi jetën është Ilir Berisha, fotografia e së cilit është publikuar nga mediat lokale.