Lajme

E dhimbshme/ Ky është 29 vjeçari, Qëndrim Lutfiu, që humbi jetën në aksident me motoçikletë

05/28/2022 19:12
nga:G B

Qëndrim Lutfiu humbi jetën mbrëmë pas një vetaksidenti me motoçikletë.

29 vjeçari u aksidentua në rrugën Kllokot – Viti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarë dhe miq.

Postimi i një shoku të tij:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!“

Pas një aksidenti dje në mbramje paska ndërru jetë shoku jonë Qendrim Lutfiu, një djalë i ri, fetar, shumë punëtor, i urtë, pozitivë e me plotë humor çdoherë.
Allahu e mëshiroftë e familjes i dhashtë durimin!

E Qendrimin gjithmonë do ta kujtojmë me kujtimet më të mira për të! Allahu na bashkoftë në xhenet!