Sporti

E dhimbshme, futbollistit të Ferizajit i vdes bashkëshortja

02/14/2026 13:53
nga:Y I

Futbollisti i Ferizajit, Mexhit Neziri po kalon një kohë të rëndë në jetën e tij.

Kjo pasi që futbollistit, i ka ndërruar jetë bashkëshortja gjatë ditës së sotme.

Kështu bëri të ditur klubi i tij, Ferizaji në një postim në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së lojtarit tonë, Mexhit Neziri. FC Ferizaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Mexhitit, familjes dhe të afërmve. Lutemi që e ndjera të prehet në paqe, ndërsa familjes i urojmë forcë dhe durim në këto momente të vështira”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.