Lajme

E dhimbshme! 19 vjeçari nga Nishori i Suharekës vdes në vendin e punës në Slloveni

07/09/2021 13:37
nga:M K

Dje një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

Sipas mediave atje, Ilirian Bytyqi nga fshati Nishor, pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë, dhe inspektorati i punës po merret me rastin.

Ndërkaq, lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga mediat lokale në qytetin e Suharekës.

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Gjilan – rrëmbyen dy persona dhe u dërguan vajza në villë