Një person është arrestuar dje në Novobërdë, nën dyshimin se në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i japë para në shuma të ndryshme, raporton Gazeta Blic.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Blic/


