Lajme

E detyroi një person t’i dërgonte para disa herë, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

09/22/2021 23:54
nga:M K

Policia rajonale e Mitrovicës sonte ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘detyrim’.

I dyshuari S. Z., 19 vjeçar u kap në flagrancë dhe te i njëjti në cilësi të provave materiale Policia ka gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë e ka detyruar viktimën që t’i dërgojë shuma të parave në lokacione të caktuara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nuk respektohen masat anti-covid gjatë fushatës së Albin Kurtit në Prizren