Showtime

E dashura e Putinit përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së

05/06/2022 17:04
nga:G C

Alina Kabaeva, një ish-gjimnaste ruse, e cila ka qenë prej kohësh e lidhur ngushtë me Vladimir Putinin, i është shtuar paketës së gjashtë të sanksioneve që po shqyrtohet nga Bashkimi Evropian.

Jeta private e liderit rus është e ruajtur me kujdes, por ajo përflitet se është e dashura e tij. Putin fillimisht e mohoi këtë, por raportet thonë se ajo ka sjellë në jetë fëmijët e tij.

Dy burime i kanë thënë BBC-së në Bruksel se ajo është në listën e sanksioneve të Komisionit Evropian, trasmeton Klankosova.tv.

Kjo për shkak të rolit të saj si kryetare e Grupit Kombëtar të Medias të Rusisë, një perandori televizive dhe mediatike me zotërime në kanale dhe faqe interneti të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë në shënjestër pasuritë e dy prej vajzave të Putinit në martesën e tij të parë, por nuk kanë vepruar kundër Kabaevës.

Ndërsa 27 shtetet e BE-së janë të përfshirë në negociata të vështira për pjesët e tjera të paketës së sanksioneve, kryesisht për kohën e ndalimit të importeve të naftës ruse, propozimet që synojnë dhjetëra individë rusë janë më pak të diskutueshme.

Nëse ata kalojnë, të përfshirët do të përballen me ndalimin e hyrjes në BE si dhe ngrirjen e aseteve.