Showtime

E dashura “e fshehtë” e Putinit rishfaqet në publik

04/22/2022 19:36
nga:G C

Fituesja e “Medaljes së Artë”, Alina Kabaeva, 38 vjeçare, u rishfaq këtë javë në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin “VTB Arena” në Moskë përpara Festivalit “Alina”, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën dhe fitoi shumë vëmendje.

Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht, por fjalët nuk mungojnë për diçka të tillë.

Fotot e Alinas në ngjarjen në Moskë ndezën spekulime se ish-gjimnastja kishte përdorur të njëjtin kirurg plastik si Putini, mes pretendimeve për botoks dhe mbushës duke ndryshuar pamjen.

“Diçka ka ndryshuar vërtet në fytyrën e Kabaevas… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, ka shkruar revista ruse “Cosmopolitan”. Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti rus, revista shtoi: “Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë”.

“Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur thjeshtë dhe sërish shihet me unazën e martesës”. Duhet theksuar që një muaj më parë, kundërshtarët e Vladimir Putinit në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi, janë bashkuar me një peticion duke kërkuar që Zvicra të dëbojë ‘të dashurën’ e presidentit rus, Alina Kabaeva, mes aludimeve se po fshihet me fëmijët e tyre në një vilë luksoze.