Ultrasit e Lazios janë në luftë me Francesco Acerbin dhe kërkojnë që klubi ta shesë menjëherë.
“Acerbi nuk është më i mirëpritur në Romë”, thonë tifozët ultras të Lazios, përcjell GazetaBlic Sport.
Acerbi shënon një gol të rëndësishëm për Lazion në fitoren ndaj Venezia, por pavarësisht kësaj ai nuk duartrokitet nga tifozët e biancocelestes, të cilët pas ndeshjes e sulmojnë me një deklaratë për shtyp dhe i kërkojnë Lazios ta shesë në merkaton e janarit.
Fjalët janë shumë të ashpra: “Njeri i papjekur, pa nder, larg Romës menjëherë”, shkruajnë tifozët e Lazios.
Por çfarë ndodhi për të ndezur këtë luftë? Në ndeshjen Lazio-Genoa, Acerbi shënon, shkon tek tifozët dhe e vendos gishtin pak më lart se hunda, gjest me të cilin dukej se donte të heshtte tifozët dhe është një gjest për të cilin mbrojtësi pendohet menjëherë, sepse në fund të ndeshjes thotë: “Bëra një gabim, ishte për shkak të adrenalinës, nuk doja të mos respektoja askënd, e dini sa kujdesem për Lazion”. Dhe gjithashtu në Instagram Acerbi iu kërkoi falje fansave duke postuar një video.
/GazetaBlic Sport


