Sporti

E çuditshme: U transferua me bujë të madhe, ish kapiteni i Interit e prish marrëveshjen me skuadrën e Berlucsonit

09/21/2022 13:32
nga:Mergim Rreci

Reprezentuesi italian, Andrea Ranocchia është prezantuar si një nga lojtarët më të mëdhenj të Monzas të sapo promovuar për këtë sezon.

Qendërmbrojtësi 34-vjeçar nënshkroi pas 12 sezonesh me Interin, por përfundoi duke mos pasur ndikimin e dëshiruar, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë të mërkurë, Monza bëri të ditur se kishin arritur një marrëveshje me lojtarin për zgjidhjen e kontratës. Kjo pasi kishte luajtur vetëm 48 minuta në Serie A, pasi u dëmtua në ndeshjen kundër Napolit më 21 gusht, ku pësoi një frakturë të fibulës në këmbën e djathtë. Pa një kohë të caktuar për rikuperim, 34-vjeçari vendosi t’i japë fund lidhjes me klubin e Berlsconit.

Andrea Ranocchia përfaqësoi Calcio Arezzo, Bari, Genoa, Inter, Sampdoria dhe Hull, duke fituar një kampionat italian, një superkupë dhe dy kupa. Ai gjithashtu përfaqësoi Italinë në 21 raste.

/GazetaBlic Sport/