Sporti

E Çuditshme: Trajneri ukrainas në Rusi, shprehet me keqardhje për dënimet e Rusisë në sport

03/03/2022 17:57
nga:E K

Pushtimi rus në Ukrainë ka marrë reagime të shumta nga sportistë dhe institucione të sportit ndërkombëtar.

Rusia është përjashtuar nga dy institucionet më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA pas aktit të agresionit mbi Ukrainën, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë sportistë ukrainas reaguan në mbështetje të kombit të tyre, megjithatë një ukrainas, me origjinë, por i rritur në Rusi, Sergey Yuran, është shprehur me keqardhje për dënimet që ka marrë Rusia, duke mos komentuar veprimet e shtetit rus mbi Ukrainën.

“Ukrainas me origjinë, i rritur pikërisht në Rusi, si trajner i Khimkit, punon ish-lojtari i Benfica-s dhe FC Porto-s. I ndjerë si një fëmijë i Bashkimit Sovjetik dhe pa komentuar drejtpërdrejt pushtimin, Yuran i vjen keq për sanksionet sportive kundër vendit”, ka shkruar Abola.

“Jam i trishtuar për Kombëtaren Ruse dhe për Spartakun”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/