Sporti

E çuditshme: Trajneri i Trepçës dhe basketbollisti Tmusic tentojnë të grushtohen mes vete

21 orë më parë
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës.

Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën.