Showtime

E çuditshme! Noizyt i zhduket varësja nga qafa gjatë performimit në koncert

02/21/2022 08:41
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, njihet për aktivitetin e tij sa i përket koncerteve.

Së fundmi diçka që ka tërhequr vëmendjen është një video që ka publikuar në TikTok, vet ai, shkruan GazetaBlic.

Ku tregon një moment të çuditshëm se teksa është duke performuar në skenë atij i “zhduket” varësja në qafë.

Në video duket ku reperi është ‘futur’ tek turma e fansave duke kënduar e vallëzuar bashkë me ta dhe kur ktheht në skenë i mungon varësja.

Mbishkrimi i videos nga reperi është:”Iku varësja”./GazetaBlic/