Sporti

E çuditshme: Një tjetër skuadër mund ta zëvendësojë Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit

04/25/2025 21:43
nga:Mergim Rreci

Finalja mes Barcelonës dhe Real Madrid ka prodhuar polemika të mëdha.

Vazhdon të ketë raportime se skuadra nga kryeqyteti spanjoll mund të mos paraqitet në ndeshjen e nesërme, kjo për shkak të revoltës ndaj gjyqarëve të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Nëse Real Madridi nuk paraqitet nesër, Real Sociedad do ta zëvendësojë këtë skuadër në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, informacion ky i dhënë nga Relevo.

Poashtu, nëse eventualisht Real Madridi largohet nga finalja e nesërme, ata nuk do të lejohen të luajnë në Kupën e Mbretit sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/