Sporti

E çuditshme | Ndeshja mes Barcelonës dhe Getafes zgjati 116 minuta, topi ishte brenda në fushë veç 60 minuta!

08/14/2023 14:38
nga:L J

FC Barcelona nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të La Ligës. Blaugranët u ndalën në barazim nga Getafe, e cila luajti në kufijtë e rregullave për të shfrytëzuar maksimalisht të gjitha veprimet e tyre.

Skuadra e drejtuar nga Jose Bordalas e ndërpreu lojën me faulle të vazhdueshme dhe humbje kohe që i zhgënjeu lojtarët e Barçës.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez tregoi pakënaqësinë e tij për të gjithë kohën e lojës që humbi gjatë ndeshjes.

Nga 116 minuta që zgjati ndeshja, loja u ndërpre për më shumë se gjysmën e kohës: 60.43 minuta, sipas mediumit spanjoll, Sport.

Prandaj, më shumë se një orë kaloi pa topin në lojë.

Topi ishte në lojë vetëm në 56 minuta nga 116 minutat që zgjati ndeshja. Madje, nga 15.25 minutat e kohës së shtuar në pjesën e dytë, u luajtën vetëm 5.25 minuta.

Padyshim që këto shifra tregojnë problemin serioz në La Liga…

/GazetaBlic Sport