Vierzon, një klub nga National 3 (divizioni i pestë francez) që ishte kualifikuar në raundin e 32-të të Coupe de France, është skualifikuar nga kompeticioni.
Federata e Futbollit, e cila kishte hapur një hetim për “mashtrim të mundshëm”, bëri të ditur vendimin e saj pak më parë:
“Pas vendimit të lëshuar të hënën më 9 dhjetor 2024 nga Komisioni Federal për Rregulloret dhe Çështjet Gjyqësore, FC Marmande 47 i është dhënë një fitore në ndeshjen e xhiros së tetë të Coupe de France kundër Vierzon”.
Arsyeja? Klubi i eliminuar nga Kupa kishte përdorur një certifikatë mjekësore false për licencën e një prej lojtarëve të tij.
“Rrjedhimisht, FC Marmande 47 do të presë Le Mans FC të dielën më 22 dhjetor , thuhet në deklaratë.
/GazetaBlic Sport


