Sporti

E çuditshme | Futbollisti i Dukagjinit arrestohet gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës

02/04/2024 16:32
nga:Lorik J

Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot gjatë ndeshjes së Kupës së Kosovës.

Dukagjini fitoi ndaj Dinamos së Ferizajt me rezultatin 1-0, duke kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Megjithatë, diçka e pazakontë ndodhi në këtë duel, pasi sulmuesi i Dukagjinit, Solomon u arrestua nga Policia e Kosovës, në momentin që po bëhej gati të futej në ndeshje.

Kujtojmë se futbollisti kishte probleme edhe më herët me drejtësinë, pasi akuzohet për dhunim.

GazetaBlic ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi të rastit.