Sporti

E çuditshme: Benjamin Mendy nxjerr në ankand trofeun e Kupës së Botës 2018

07/30/2026 17:14
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka vendosur të nxjerrë në ankand një kopje të trofeut zyrtar që iu dorëzua pas triumfit të Francës në Kupën e Botës 2018.

Sipas raportimeve të RMC Sport, trofeu është vlerësuar rreth 54 mijë euro, ndërsa ka tërhequr menjëherë vëmendjen e koleksionistëve dhe tifozëve të futbollit.

Ky trofe është një nga kujtimet më të rëndësishme të karrierës së Mendy, i cili ishte pjesë e kombëtares franceze që fitoi Botërorin në Rusi, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

/GazetaBlic Sport/