Sporti

E çuditshme: Arbitri më i mirë afrikan i vitit 2025 nuk lejohet të hyjë në SHBA, kthehet në Somali!

06/08/2026 16:01
nga:L J

Arbitri somalez Omar Abdulkadir Artan, i vlerësuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) si arbitri më i mirë afrikan për vitin 2025, nuk është autorizuar të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë, ai nuk do të mund të ushtrojë detyrën e tij gjatë Kupës së Botës dhe pritet të kthehet në vendlindje.

Sipas informacioneve të raportuara, Artan është përballur me vështirësi në procesin e pajisjes me vizë amerikane. Për të lehtësuar procedurat, ai kishte përfituar edhe mbështetjen e Ambasadës së Somalisë në Nairobi, e cila i kishte mundësuar pajisjen me pasaportë diplomatike.

Megjithatë kjo ishte e pamjaftueshme për autoritetet amerikane, të cilat e kthyen menjëherë mbrapsht…

/GazetaBlic Sport