Një studim i ri pretendon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo renditen si lojtarët me konkretizimin më të dobët të rasteve.
Sipas statistikave të mbledhura nga kompania e inteligjencës artificiale Olocip, e rendit Messin dhe Ronaldon në listën e 20 konkretizuesëve më të dobët, shkruan GazetaBlic Sport.
Në rastin e lojtarit të Manchester United, statistikat (14 gola dhe tre asistime në 23 ndeshje) janë shumë më të larta se ato të arritura nga numri 30 i PSG-së (6 gola dhe 5 asistime në 17 ndeshje).
Olocip e përkufizon përfundimin si “diferencë midis probabilitetit që gjuajtja të përfundojë me gol dhe rezultatit të goditjes, në mënyrë të tillë që vlera e akumuluar e saj të përcaktojë numrin e golave që janë shënuar (nëse janë pozitiv) ose të humbur (nëse është negativ), në lidhje me numrin e golave që priten të jenë shënuar.
Duke marrë parasysh këto parametra (golat në ligat përkatëse), statistikat e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos këtë sezon do të reduktoheshin në një gol në 12 ndeshje në Ligue 1, në rastin e yllit argjentinas, dhe 8 gola në 18 ndeshje në Premierligë në rastin e Ronaldos.
Vlera -3.05 e Leo Messit do të thotë se argjentinasi duhet të kishte shënuar edhe 3 gola të tjerë këtë sezon. Rasti i Cristiano Ronaldos është edhe më befasues. Vlera e Olocipit prej -2.42 do të thotë se portugezi duhet të kishte shënuar edhe dy gola të tjerë.
/GazetaBlic Sport/


