Showtime

E caktoi të bënte skena erotike, Anna Lika tregon sherrin me Bjordin që e detyroi të linte serialin

06/29/2023 15:52
nga:Y I

Tashmë të gjithë e dinë që aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë në një lidhje dashurie, madje prej kohësh edhe po bashkëjetojnë.

Njohja e tyre u bë në rrethana pune, ndërsa fillimi nuk ishte aspak i mirë le të themi. Si aktore, Anna duhet të luante një rol të cilin regjisori Bjordi e kishte parashikuar në filmin e tij në skena të nxehta seksi.

Pikërisht këto skena, Anna duhet t’i luante me Amos Zaharian.

Mirëpo, aktorja nuk kishte qenë dakord dhe e kishte kundërshtuar Bjordin. Të dy kokëfortë: Anna s’pranonte të luante skenat dhe Bjordi s’pranonte të ndryshonte skenarin.

Duke qenë se s’kishte firmosur ende kontratë, ajo vendosi të largohet nga seriali por e bindën më vonë të kthehej producenti Ermal Mamaqi dhe një koleg i tiji.

Madje, Anna kishte vendosur të mos i fliste më Bjordit por ja ku janë sot, në një lidhje dashurie.