Showtime

E bukur aq sa zgjati, Cozman papritur i jep fund lidhjes romantike

09/14/2021 12:26
nga:G C

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, para pak muajve konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë.

Një vajzë e quajtur Fjolla mori zemrën e reperit ku nuk munguan dedikimet për njëri-tjetrit, shkruan GazetaBlic.

Krahas kësaj, dyshja ishin shumë aktiv në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme të përditshmërisë së tyre.

Si një çift i dashuruar, me sa duket gjërat ndryshuan pas një kohe të shkurt.

Ata kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishin në Instagram./GazetaBlic/