Barcelona ka intensifikuar kërkimet në treg për një qendërmbrojtës.
Lajmi i bujshëm është se një nga emrat që po ndiqet nga afër është Ron Raçi, mbrojtësi kosovar që luan tek Hajduk Split, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipsa ‘Football Transfer News’, Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit.
Barça are monitoring Ron Raçi — the young CB of Hajduk Split
Barça are actively scanning the market for a left-footed centre-back ahead of next season. Among the names being closely monitored: Ron Raçi — the highly-rated young defender of Hajduk Split, who has impressed with top… pic.twitter.com/MzjAsvnfxu
— Football Transfer News (@FTransferNews) January 16, 2026
Megjithatë, Raçi nuk është i vetmi emër në listën e Barcelonës. Klubi blaugrana po monitoron gjithashtu mbrojtës të afirmuar si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Ven, teksa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi objektivin kryesor.
Vendimi pritet të varet nga situata financiare e klubit dhe strategjia sportive për sezonin e ardhshëm, por është e qartë se Barcelona po planifikon me kujdes përforcimin e repartit defensiv.
/GazetaBlic Sport/


