Pep Guardiola thuhet se do të jetë kandidat për postin e trajnerit tek Milan në sezonin 2025-2026.
Gazzetta dhe Corriere della Sera, dy nga gazetat më të njohura italiane, përmendin trajnerin e Manchester Cityt si kandidat të mundshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazzetta, në veçanti, thekson se Guardiola dhe drejtori i ardhshëm sportiv i Milanit, Paratici, janë në marrëdhënie të mira, kështu që ky mision nuk është i pamundur, pavarësisht se shumë i vështirë.
Guardiola, tha në vitin 2023 se kthimi i tij në Itali si trajner nuk kishte gjasa, por vlerësoi De Zerbi, i cili tani shihet si kandidati kryesor për pozitën e trajnerit tek Milan,
Raportet e fundit nga Italia sugjerojnë se Milani ka arritur një marrëveshje verbale që Paratici të bëhet drejtori i tyre i ri sportiv në 2025-2026.
/GazetaBlic Sport/


