Ish-lojtari Sinan Engin, tani komentator televiziv, akuzoi të hënën Jose Mourinho-n se e “tradhtoi” Fenerbahçe-n duke u takuar me përfaqësuesit e Benfica-s gjatë vizitës së klubit turk në Lisbonë në fund të gushtit për të luajtur ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Kampionëve.
“Shqiponjat” fituan 1-0 pas një barazimi pa gola në Stamboll, duke u kualifikuar për në garë dhe duke eliminuar skuadrën e Fenerbahces, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jose Mourinho u takua me përfaqësuesit e Benfica-s në hotel para ndeshjes. Ai kishte planifikuar gjithçka që atëherë, madje kishte rezervuar edhe një dhomë tjetër për takimin. UEFA dhe FIFA duhet ta hetojnë këtë! Biseda ‘Nuk e njoh zëvendëspresidentin’ dhe gjithçka tjetër ishte thjesht një dredhi nga ana e tij për t’u shkarkuar. Jose Mourinho bëri plane për t’u larguar dhe për të eliminuar Fenerbahçen. Ai madje tha: ‘Çfarë po bëni ju në Ligën e Kampionëve?’” tha Engin në Beyaz TV të Turqisë.
/GazetaBlic Sport/


