Sporti

E bujshme: Luciano Spalletti mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli

05/19/2023 14:00
nga:Mergim Rreci

Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Ka tensione mes menaxherit italian dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, trajneri Spalletti nuk është aspak i kënaqur me pagën e tij dhe asesi nuk do të pranojë një zgjatje të kontratës me aq sa paguhet tani.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, me palët që mund të ndahen, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm e historik që kishin gjatë këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport/