Sporti

E bujshme: Liverpool shumë pranë marrëveshjes për transferimin e Jeremie Frimpong

05/13/2025 10:58
nga:Mergim Rreci

Liverpooli po përparon në bisedimet për të nënshkruar me Jeremie Frimpong pas kontakteve të raportuara javën e kaluar.

Drejtuesit e klubit anglez i’u drejtuan atyre të Bayer Leverkusenit për të diskutuar strukturën e klauzolës së lirimit prej 35 milionë eurosh.

Bisedimet janë duke u zhvilluar edhe nga ana e lojtarit, me Frimpong që është i interesuar të bashkohet me Liverpoolin.

Marrëveshja pritet të jetë për një kontratë deri në vitin 2030, me holandezin që do të ishte zëvendësues i Trent Alexander Arnold.

/GazetaBlic Sport/