Sporti

E bujshme: Josko Gvardiol e dëshiron transferimin tek Real Madrid

06/04/2026 18:53
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid gjatë merkatos së verës, sipas raportimeve të fundit nga gazetari spanjoll Jose Felix Diaz.

Qendërmbrojtësi, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij në futbollin evropian, shihet si një përforcim ideal për repartin defensiv të klubit madrilen, transmeton GazetaBlic Sport.

Raportimet e fundit nga gazetaria Jose Feliz Diaz, bëjnë të ditur se vetë lojtari e sheh me shumë interes mundësinë për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Real Madrid po analizojnë kushtet e një operacioni të mundshëm dhe janë të gatshëm të bëjnë një përpjekje serioze për të realizuar transferimin.

Megjithatë, çdo negociatë pritet të jetë e komplikuar për shkak të vlerës së lartë të kartonit të Gvardiolit dhe rëndësisë që ai ka për klubin e tij aktual, pra tek Manchester City.

/GazetaBlic Sport/